Greva i hynë një tjetër jave, s’ka marrëveshje mes Qeverisë dhe Sindikatave
Po nis edhe një tjetër javë, por bashkë me të nuk do të nis viti i ri shkollor.
Një arritja e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës ka bërë që nga 25 gushti mësimdhënësit të jenë në grevë.
Sindikata e Arsimit kërkon nga ekzekutivi 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, në mënyrë që të përballohet inflacioni.
Qeveria nuk e ofron atë, thonë se “nuk e mundësojnë kornizat buxhetore”.
Në një klimë të tillë, javën e kaluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt, kryetarit të Sindikatës, s’ka prodhuar marrëveshje.
Rrjedhimisht është shtuar hendeku edhe në deklarata publike.
Rrjedhimisht është shtuar hendeku edhe në deklarata publike.
Kurti e ka përmendur në konferencë për media e Kuvend mënyën sesi Jasharaj e ka quajtur “vëlla”.
“Nuk ka raport privat me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.
E Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse ai nuk dëshiron “nuk do ta quajë Kurtin më vëlla”.
Në anën tjetër, pas presidencës edhe Avokati i Popullit tashmë e ka nisur ndërmjetësimin.
Por sipas Arbërie Nagavcit, ministe e Arsimit, “SBAShK nuk po pranon asgjë”./periskopo/

