Grida Duma largohet nga politika, përlotën kolegët e saj
Pa u bërë ende 24 orë ka ardhur dhe largimi i dytë nga radhët e deputetëve të PD. Alfred Rushaj njoftoi largimin nga politika dhe lënien e mandatit, duke bërë me dije se është një vendim për arsye personale.
Ditën e sotme Grida Duma në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat deklaroi se ka dorëzuar në Komisionin e Mandateve kërkesën për lënien e mandatit.
Duma tha se e bën këtë akt pasi është shumë e zhgënjyer nga politika.
Kujtojmë që një ditë më parë në media Duma u përfol se do të largohej nga politika për t’iu bashkuar botës së medias, ku flitet se do të marrë drejtimin e një emisioni politik.
Largimi i Rushajt dhe Dumës nga parlamenti, do t’i japë mundësinë që të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, Petrit Dodës dhe Oriola Nebiajt.
Pritet që në radhët e PD të ketë të tjera largime. Një ndër ta mund të jetë edhe deputeti Belind Këlliçi, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën e tij në primaret për garën e Bashkisë së Tiranës.
Në rast se Këlliçi do të dalë fitues në primaret brenda PD, ai do të duhet të dorëzojë mandatin e deputetit për të hyrë në garë për Bashkinë e Tiranës, përballë kryetarit aktual Erjon Veliaj. /Abcnews.al/

