Grida Duma viziton Nasim Haradinajn pas lirimit nga Haga

Ish-deputetja shqiptare Grida Duma ka vizituar Nasim Haradinajn pas lirimit nga Haga.

Ajo ka thënë se kthimi i Haradinajt në shtëpi është një nga gjërat më të bukura që i ka ndodhur vendit në kohët e fundit.

Duma ka publikuar një video nga vizita që i ka bërë Haradinajt, ku është shoqëruar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Lajmi shumë i mirë, që Nasim Haradinaj, luftëtar i shquar i luftës çlirimtare të Kosovës, u lirua nga Gjykata e Hagës, ishte shtysë e madhe që ta vizitoja në shtëpinë e tij në Gllogjan.

Nasimi ka një familje, pak të thuash, unike.

Shoqja dhe gruaja e tij e jetës, thotë, jemi “shokë idealesh”, jeta e tyre bashkë.

Ganimetja, mikja ime, kishte merak e emocion të veçantë ta takonte Nasimin, i cili ishte personalitet krejt i spikatur njerëzor, perveçse burrëror.

Na priten e na përcollen me një atmosferë gati epike, në përshëndetje, mesazhe e ndjesi. Vlejti shumë që sensova aty idealet e atyre që ende thonë “çështja e kombit s’ka mbaruar”.

Kthim i bukur e i madh i Nasim Haradinajt në shtepinë e familjen e tij të madhe patriotike”, ka shkruar Duma.