Grida lëshon një ‘dum-dum’ drejt Bashës

Edhe Grida Duma ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke e akuzuar për “keqpërdorim të partisë”.

Duma thotë se Basha ka refuzuar të denoncojë aferën e Portit të Durrësit, ndërsa sot angazhon “topa me pështymë” për ta sulmuar.

Deputetja demokrate i referohet një deklarate të kryetarit të PD-së, Ferdinand Saraçi që në media u raportua të thoshte se Duma shkonte në fushatë vetëm për të bërë foto.

Sipas saj, kjo deklaratë është fabrikuar nga zyra e shtypit të PD-së, që po keqpërdoret nga Basha.

Duma e ironizon Bashën pas deklaratës së tij se “nuk ka humbur asnjë betejë duke i thënë: “Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve”.

REAGIMI I PLOTË I GRIDA DUMËS:

Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyne nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë:

Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam nënkryetare Partie dhe keqperdorimi që po i bën institucioneve të partise duke futur njerëz si ishkandidati i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tende dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqperdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.

Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!

Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thene gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe që zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë.

Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!

Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve.