Grida: Nëse Kosova nuk do ta takojë Serbinë, as Shqipëria s’ka pse
Deputetja e PD, Grida Duma është shprehur pas Samitit të Shengenit Ballkanik, se Shqipëria duhet të ecë në të njëjtën vijë me Kosovën sa i përket raporteve me Serbinë.
Ajo e cilëson qeverinë e Shqipërisë si të pabesë dhe mosmirënjohëse në një kohë kur një muaj më parë Kosova ndihmoi me grupe operacionale shpëtimi dhe ndihma për tërmetin e 26 nëntorit.

