Gripi sezonal, mbi 300 pacientë brenda ditës kërkojnë ndihmë mjekësore
Shumë qytetarë të Kosovës ditëve të fundit janë duke u përballur me gripin sezonal. Vetëm gjatë muajit dhjetor u shënuan me qindra raste në vend.
Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor për të tejkaluar këtë viroz.
“Ne kemi prej 200 deri në 250 vizita, tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, kur i ndajmë në proporcjonë më numrin e vizitave për mjekë janë mbingarkesë për mjekun sepse dyfishohet numri për vizita”, ka thënë për Dukagjinin, drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi.
Ky virus sipas specialistëve mjekësorë po dallon nga viruset e tjerë pasi qe kohëzgjatja e tij është më shumë se shtate dite.
“Pak pa qef një fyt po m’dhemb nifar gripi i keq po thonë, erdha e mora një injeksion, nuk na ra me prit shumë nja pesë minuta”, ka thënë Rasim Gerbeshi, banor i Prishtinës.
“Qiky virus, më gjithë se nuk shkoj shumë të mjeku por erdha mi marr do hapa, që katër ditë jom me këtë grip”, ka thënë Drita Azemi, banore e Prishtinës.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë bërë edhe testime për covid-19, por që sipas udhëheqësve të qendrës, deri tash nuk ka ndonjë pacient që ka dal pozitiv.
Disa nga simptomat e këtij gripi sezonal janë lodhja, plogështia, kollitja, temperatura, rrjedhja nga hundët, dhimbje gjymtyrësh dhe frymëzënie.

