Gruaja dëbohet nga shtëpia bashkë me djalin 2-vjeç
Një grua është ankuar për dhunë në familje, pasi sipas saj bashkëshorti e ka dëbuar nga shtëpia së bashku me djalin 2-vjeçar.
Vushtrri 07.03.2023 – 23:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj 2 vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore, thuhet në njoftim.

