Gruaja dhuron xherdanin në vlerë 3 mijë e 400 euro për ndërtimin e xhamisë

Një grua nga qyteti i Tetovës ka dhuruar xherdanin e saj të qafës për ndërtimin e një xhamie.

Ky xherdan iu është dorëzuar teologut Ardian Sejdiu që njëkohësisht është përgjegjës për ndërtimin e asaj xhamie dhe vlera e këtij xherdani kap shifrën prej 3,400€.

Sejdiu ka njoftuar ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar lart veprimin e gruas.

“Një nënë e respektuar, besimtare e denjë dhuroi xherdanin e nusërisë, në vlerë 3,400 €, për ndëtimin e Xhamisë së re- fsh. Gaçkë”, shkroi Sejdiu në Facebook.