Gruaja e ambasadorit Walker merr trajtim shëndetësor në Viti, lirohet në gjendje të mirë shëndetësore

Gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, bashkëshortja e ambasadorit William Walker ka pësuar një shqetësim të papritur shëndetësor.

Menjëherë pas këtij rasti, asaj i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore nga ekipi shëndetësor i QKMF-së.

Drejtoresha e QKMF në Viti, Vjollca Kadolli ka thënë për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara.