Gruaja e denoncon ish-bashkëshortin në polici

Një person në Mitrovicë po hetohet për lëndim të lehtë trupor si dhe privim i kundërligjshëm i lirisë pas raportimit nga ish-bashkëshortja.

Mitrovicë 05.07.2022- 12:30.  Me datën 09.07.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër dite në banesën e ish burrit të saj mashkull kosovar ishte sulmuar fizikisht nga ai, e cila në atë shtëpi kishte shkuar ta marr vajzën e saj që e kishte nga bashkëjetesa me të dyshuarin për ta dërgua te mjeku. Sipas viktimës ajo nga i dyshuari pa vullnetin e saj ishte mbajt në banesë i cili ia kishte maltretuar edhe vajzën. I dyshuari nuk është hasur nga policia, në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).