Gruaja e fut në valixhe, foshnja vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Mësohet se një grua ka lindur fëmijën dhe e ka futur më pas në një valixhe. Për pasojë, foshnja ka vdekur.

Nëna e fëmijës, e cila ka probleme të shëndetit mendor, e ka lindur fëmijën në shtëpi ku jetonte e vetme.

Mësohet se fëmijën pa shenja jete e ka gjetur në banesë bashkëshorti i gruas që e solli në jetë. Ai kishte ardhur nga emigracioni dje.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij.

Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç.