Gruaja e ndalon martesën e dytë të bashkëshortit: Kjo s`mund të bëhet
Një grua e tërbuar nga inati ka hyrë në një kishë bashkë me fëmijët e saj për të kërkuar ndalimin e martesës së burrit të saj me një grua tjetër.
Abraham Muyunda i kishte thënë gruas së tij se do të shkonte jashtë qytetit për punë, por në fakt po shkonte për të marrë pjesë në martesën e vet.
Episodi skandaloz ndodhi në kishën e kryeqytetit të Zambias, Lusaka, raportojnë mediat vendase.
Gruaja e Muyunda, e cila njihet në zonë si Caroline Mubita, kishte dëgjuar për martesën nga fqinjët dhe nxitoi drejt kishës për të ndaluar procedurën.
Në pamje ajo dëgjohet t`i thotë priftit: “Kjo martesë nuk mund të realizohet, ky burri këtu është bashkëshorti im. Unë nuk e di cfarë po ndodh këtu”.
Gruaja që mbanë një bebe të vogël në kurriz. Ajo ndalohet nga një prej të ftuarve para se të shkojë te altari për të protestuar drejtpërdrejt te prifti.
Ndërsa dhëndri shihet që mban fytyrën me duar teksa skena shpaloset para tij.
“Ky burrë është bashkëshorti im. Ne as nuk jemi divorcuar apo ndarë”, ankohet ajo, ndërsa pamjet ndërpriten para se sherri të ndahet.
Mediat lokale thonë se Muyunda tashmë është marrë në dorëzim nga policia, teksa familja pret të vendosë si do të procedojë.
Zambia ka sy sisteme martese, njëri i bazuar në ligjin tradicional i cili toleron poligaminë, dhe tjetri në ligjin e statutit modern.

