Gruaja e padit fqinjen për ‘varjen provokuese të brekëve’
Një grua në Meksikë ka paditur fqinjën e saj për një arsye të çuditshme, që ajo e konsideron ‘provokim’.
Gruaja 42-vjeçare pretendon se fqinja var të brendshmet në tel, në kopshtin para shtëpisë në mënyrë provokuese, për të joshur bashkëshortin e saj.
Kur policia mbërriti në shtëpi, 42-vjeçarja i tha efektivëve se do të denoncojë fqinjën, varjen provokuese të brendshmeve në kopshtin para shtëpisë.
Yuvitza akuzoi fqinjin e saj “të fëlliqur” dhe se ka për thyer etikën e sjelljes, shkruan ‘The Sun’, përcjellë Ora News.
42-vjeçarja shpjegoi se si ka parë se burri i saj shikon vazhdimisht të brendshmet e komshies të varura në tel. Sipas saj nuk ishte rastësi që ajo i vari të brendshmet në tel ditën e shtunë, kur bashkëshorti i saj ishte pushim.

