Gruaja e rrah burrin e bën për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nën dyshimin se ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj. 

Në një njoftimin e policisë bëhet me dije se rasti ka ndodhur në Prizren dhe se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. (foto arkiv)