Gruaja e therr me thikë burrin e saj
Një grua në Ferizaj është arrestuar për vrasje në tentativë, pasi e ka therrur me thikë burrin e saj. Viktima ka përfunduar në QKUK.
VRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj 07.02.2022 – 08:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga e dyshuara femër kosovare (bashkëshortja e tij). Viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)

