Gruaja e zhdukur gjendet pa shenja jete në afërsi të lumit Ibër
Një grua në Zubin Potok, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur pa shenja jete në afërsi të lumit Ibër. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Fsh. Jasevik i Poshtëm, Zubin Potok 23.10.2020 – 05:00. Viktima f/k, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, është gjetur pa shenja jete, nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi (të pendës së vogël) të lumit Ibër. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu dorëzohet familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në njoftimin e policisë.

