Gruaja i merr fëmijët dhe largohet nga shtëpia e burrit në drejtim të panjohur
Një burrë në Gjilan ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij i ka marrë me leje dy fëmijët dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është cilësuar ‘marrje e kundërligjshme e fëmijëve’.
Gjilan, 24.11.2021 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, pa lejen e tij i ka marr dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur, nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.

