Gruaja kanoset me jetë nga burri, shkak një kontest pronësor
Një grua është kanosur me jetë nga burri i saj, pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, derisa rasti po trajtohet si ‘dhunë në familje’.
DHUNË NË FAMILJE /Prizren 08.05.2022-13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor, është kanosur me jetë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

