Gruaja kërkoi të shkojë në strehimore pasi ndjehej e kërcënuar

Një grua në Obiliq ka raportuar në polici se kishte pasur probleme me të dyshuarin mashkull dhe e njëjta ka kërkuar të shkojë në strehimore pasi ndihej e kërcënuar.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur probleme me të dyshuarin mashkull kosovar dhe e njëjta ka kërkuar të shkojë në strehimore pasi ndihej e kërcënuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.