Gruaja me emrin më të shkurtër në botë, vetëm me një germë
Ndonjëherë e kemi vështirë të mbajmë mend emrat e disa njerëzve, sepse ose janë të rrallë, ose janë të gjatë, shkruan Mediafokus.info.
Por, njerëzit kanë ditur edhe të gjejnë zgjidhje kreative të problemit, duke i shkurtuar emrat.
Për shembull në fshatin Vërbicë e Zhegocit, komuna e Gjilanit, kishte lagje ku emrat i shkurtonin, duke krijuar ofiqe prej tyre.
Hyseni thirrej Cen, Rasimi quhej Cim, Refiku – Pi e kështu me radhë.
Por emri më i shkurtër që ekzistonte, mbase edhe unik në botë ishte ai I. Pra emër me një shkronjë të vetme: I. Dada I.
I-ja ishte një grua e fisshme, e ndershme, punëtore, ishte një nënë e mirë.
Në ‘gjini’ të gjithë e njihnin si I-ja. Askujt nuk i shkonte mendja nëse mund të kishte një emër tjetër. /Mediafokus.info/

