Gruaja në Gjilan e goditi me veturë një grua tjetër dhe iku
Një grua në Gjilan ka përfunduar me lëndime në Spitalin e këtushëm, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ka ikur dhe gjendet në arrati. Policia e ka cilësuar rastin ‘vrasje në tentativë’.
“Gjilan 14.09.2021 – 14:00. Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi që e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

