Gruaja nga Gjilani vdiq derisa po trajtohej në QKUK, policia po heton rastin
Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, dje rreth orës 01:45.
Policia tha se po e heton rastin, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN – Gjilan / 10.08.2025 – 19:34. Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

