Gruaja nga Kamenica lajmëron policinë: Burri më ofendoi në prezencë të fëmijëve
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.
Një grua nga Kamenica ka njoftuar policinë se është fyer dhe ofenduar nga burri i saj, në prezencë të fëmijëve.
“Kamenicë NN – NN. Më 10.08.2021 është pranuar një informatë se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është intervistuar nga policia pasi gjendet në pushime, ndërsa me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

