Gruaja nga Vushtrria e denoncon shtetasin shqiptar për ngacmim

Një grua nga Vushtrria e ka denoncuar në polici një shtetas shqiptar për ngacmim seksual. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri, 01.09.2021-13:10.Viktima femër kosovar ka njoftuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull – shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedur të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)