Gruaja nuk ka nevojë për pushtet se ajo është superpushteti
Elena Kocaqi
Sa kohe qe qeverisnim ne gratë në matriarkat, ishim ne gjendje me mbajt nje tufë me burra të lumtur, te cilët nuk benin luftë, silleshin mire, secili shikonte punen e vet.
Sa moret pushtetin ju burrat, nje grua nuk jeni ne gjendje me e mbajt siç duhet, shpiket lloj lloj armesh me vra njeri tjetrin, shpiket paranë, pushtetin etj etj.
Ju mund ta keni zhvilluar njerezimin materialisht, por asgje nuk ka vlere pa dashurine e perkujdesin e nje gruaje.
Gruaja nuk ka nevoje per pushtet se ajo eshte superpushteti, thjesht ajo mundohet te mos e ushtroj ate, pasi do me ju be te lumtur juve.
Ajo nuk do t’ju marrë juve lodrat tuaja te preferuara dhe ndaj mban ca role te tjera ne jete.
Kijeni parasysh se ajo e bene kete nga dashuria, por jo se nuk eshte e aftë.
Bota do ishte nje vend me paqësor dhe me i lumtur sikur gruaja te degjohet me teper.
Nuk ka investim me te madh ne jetën e nje burri dhe të shoqerisë, sesa edukimi i femrës.
Nuk ka bekim me te madh ne jetën e një burri dhe shoqerisë, sesa dashuria e gruas.
Nuk ka urtësi më të madhe ne momente lufte, sesa degjimi i zerit paqësor te nenës.

