Gruaja përpiu narkotikët për të mos u kapur nga zyrtarët e burgut në Dubravë

Një grua është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi dyshohet se përpiu një sasi të narkotikëve, duke tentuar t’i fuste në burgun e Dubravës, mëson Gazeta Express.

Dyshohet se ajo përpiu narkotikët në mënyrë që të mos kapet nga zyrtarët e burgut.

Gruaja është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për ndalimin e saj e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi.

E njëjta është ndaluar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.