Gruaja që u vra mizorisht nga burri i saj, ishte arsimtare në Prishtinë
Izet Godeni është personi që dyshohet se e ka vrarë mizorisht gruan e tij, Sadije Godenin, mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Sadija ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë dhe kishte edhe dy vjet deri në pensionim.
“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


