Gruaja që vdiq në Shëngjin, është motra e regjisores kosovare
Sot, mediat njoftuan për vdekjen e një pushuese kosovare në Shëngjin, ku u raportua se ajo së bashku me familjen kishte shkuar në Shqipëri për pushime.
Gruaja ka vdekur derisa po transportohej në spital.
Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, kosovarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt.
Siç merret vesh, e ndjera është Trëndëlinja Berisha, motra e regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha, shkruan “Kosovarja”.
Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

