Grupi i këshilltarëve të LDK-së ka kërkuar qasje në dosjen e stadiumit të qytetit
Grupi i Këshilltarëve të LDK-së, përmes një komunikate dërguar mediave, ka njoftuar se ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare të Komunës për disa projekte.
Sot, në emër të Grupit të Keshilltarëve të LDK-së, kërkuam qasjen në disa dokumente zyrtare të Komunës siç janë:
1) Shkëputja e kontratës për punët ndërtimore në Studiumin e Qytetit
2) Rekomandimet nga ekspertet e prokurimit
3) Rekomandimet e Auditorit të Brendshëm
Gjithashtu, për shkak të anulimit të festivalit “Gjilan Deep-Tech House”, i cili ishte paraparë të mbahet në fshatin Pogragjë më 1 gusht, kërkojmë një raport të plotë lidhur me planifikimin e organizimit dhe arsyen e dështimit, thuhet në komunikatë.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka pasur asnjë reagim dhe anulimi i festivalit ka ndodhur njëanshëm e pa asnjë arsyetim nga organizatori.
Përpos kësaj, shqetësuese është dëmtimi dhe devijimi i shtratit të lumit Llapushnica e mbulimi i gjelbërimit me tonelata me zhavor.
Shqetësuese mbetet, poashtu, edhe përjashtimi i Këshillit të fshatit Pogragjë nga kjo çështje, përfundon komunikata.
Grupi i këshilltarëve të LDK-së përbënë fuqinë me të madh politike në Kuvendin Komunal, me 14 këshilltarë.

