Grupi i të rinjve gjilanas në mbrojtje të ambientit

Sabedin Sherifi

Një grup shkollarësh me shumë energji pozitive që po veprojnë në Gjilan dhe të cilët quhen Grupi “PositiveFighters ” këto ditë kanë filluar aktivitete për promovim të një ambienti të pastër në ambienti dhe rrethin ku jetojmë.

Për më shumë rreth ktij grupi Blend Sherifi si pjesëtar i grupit na dha disa të dhëna mbi aktivitetin e tyre në Gjilan e më gjër.

Grupi “PositiveFighters” është një inciativ shkollore e cila është në kuadër të OJQ-PEN e cila operon në të gjithë Kosovën.

Grupi “PositveFighters” bazën e tij të aktivitetit e ka ambientalizmin por nuk lë anash ndonjë aktivitet tjetër shoqëror.

Projekti që është duke e zhvilluar grupi quhet “Clean02forYou” në të njejtë kohë ka një veprimtari të gjerë në informimin nëpër media sociale rreth çështjeve të shumta shoqërore.

Projekti i tillë i financuar nga Ambasada Suedeze dhe UNICEF poashtu kanë fituar dhe një sunvencion nga Komuna e Gjilanit si shenjë mbështetje rreth kti projekti vedisues në komunën e Gjilanit.

Pjestarët e ktij grupi janë: Blend Sherifi, Blend Bunjaku, Bleart Ramadani, Qamil Spahiu dhe Dion Rashiti.

Në të ardhmen ky grup kanë menduar që të krijohen si një rrjet i gjerë i zhvilluar rreth sfidave sociale që e rrethojnë shoqërinë tonë.

Projektet e reja që do të vijnë nga ky grup janë shumë premtuese duke parë se targeti i tyre i veprimit janë të rinjët nga mosha 16-24 vjeç.

Projektet e reja janë në punim e sipër prandaj të jeni të informuar nëpërmjet faqes së tyren në Instagram Postive Fighters.

Duke përmbyllur këtë shkrim urojmë që iniciativa të tilla nga të rinjët të kemi sa më shumë sepse të rinjtë janë e ardhmja e jonë.

Marrja me aktivitet kontribuon në zhvillimin e tyre në shumë aspekte e sidomos largimi nga dukurit negative të shoqërisë.