Gryka e Karadakut me Lutën

Gryka e Karadakut i ka dhënë mbështetje të madhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në garën e 14 nëntorit.

Në emër të banorëve ka folur veprimtari Avdulla Demiri, i cili konfirmoi se krejt kjo pjesë më 14 nëntor do t’ia japë besimin Lutës.

E kryetari Haziri ka falënderuar banorët e Grykës së Karadakut për përkrahjen e përhershme.

“Faleminderit Grykës së Karadakut për mbështetjen e përhershme. Kjo zonë e kryengritësve më të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve, më bëri nder me përkrahjen edhe në këtë garë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

#Lutapertegjithe