Gucati e ka kritikuar Qeverinë për mungesën e përkushtimit ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, duke theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së Kurtit nuk është zhvilluar asnjë takim me OVL-UÇK-në, përveç një takimi me Faton Klinakun, ku sipas tij nuk u arrit ndonjë marrëveshje dhe veteranët u përballën me kushte të vendosura nga Qeveria.

“Ne nuk e kemi bojkotuar manifestimin. Ne e kemi bojkotuar Qeverinë në detyrë. Ne kemi plotë arsye pse e kemi kundërshtuar.

Mundem të ua tregoj 1 mijë arsye pse ne e kundërshtojmë këtë njeri që është në pushtet.

Zoti Kurti asnjë invalid nuk e ka çuar ta shërojë, asnjë veteranët nuk e ka çuar jashtë vendit ta shërojë, as një fëmijë të dëshmorit nuk e ka çuar ta shërojë.

Zoti Kurti asnjë takimin nuk e ka mbajtur me veteranët që katër vite. Një takim e mbajtur me ish-ushtruesin e detyrës Faton Klinakun.

Dhe aty s’kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe i ka përzënë, iu ka qit kushte. Qeveria iu qet kushtet veteranëve, a ka ndonjë kjo kund në historinë botërore…

Ne kemi bojkotuar qeverinë, jo manifestimin… mos u mundoni me na i vesh këto njolla si organizatë se është turp. Të cilët po munden ta bëjnë këlyshët e Albin Kurti, të cilët paguhen dhe shkruajnë në Facebook. Që tri ditë me kanë sharë e fyer”, ka thënë Gucati në Debat Plus.