‘Guxon’ Vjosa Osmani, zyrtarizon iniciativën e saj për zgjedhje

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zyrtarizuar iniciativën e saj për zgjedhje, nën sloganin “Guxo”, shkruan Mediafokus.info.

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.

Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar Osmani.