Habib Aliu, maratonisti 67-vjeçar i shtigjeve të gjata
Habib Aliu po vazhdon ta sfidojë moshën, jo vetëm me ushtrime e shëndet të mirë, por edhe me pjesëmarrje në maratona të shtigjeve të gjata 42 e 21 km.
Ai thotë se do të marrë pjesë edhe në maratonën e Prishtinës,e cila mbahet në muajin prill.
Habib Aliu është më prejardhje nga Vërbica e Zhegocit, komuna e Gjilanit dhe më atletikë merret prej 30 vitesh.
Qysh si i ri, ai shquhej për vrapim në garën maramës e gara të tjera lokale, derisa jetonte në fshat.
Ndërkohë, prej kur jeton jashtë, ka marrë pjesë në shumë maratona në Europë, si ajo e Berlinit, Parisit, Madridit, Tiranës, Athinës, Romës e të tjera.
Është fitues i shumë medaljeve dhe kupave.
Për moshën që ka, Habib Aliu ka arritur rezultate shumë të larta.
Në Kosovë vjen rregullisht për të marrë pjesë në gjysmë maratonën e organizuar nga federata e atletikës./Sabedin Sherifi/Mediafokus

