Haga e quan “spekulim medial” raportimin për kthim mbrapa të aktakuzës për Thaçin
Mediumi nga Shqipëria “ABC News” ka raportuar sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kthyer për plotësim dosjen në procesin ndaj Hashim Thaçit. Por një raportim të tillë e kanë mohuar nga Haga.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett i ka thënë Gazetës Express se nuk i komentojnë spekulimet e mediave.
Raportimet e sotme për rikthim të dosjes ndaj Hashim Thaçit i kanë mohuar nga Prokuroria Speciale në Hagë, duke thënë se nuk komentojnë spekulimet e mediave.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi spekulimet e mediave”, ka thënë zëdhënësi Christopher Bennet për Express.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.
Aktakuza është dorëzuar tek gjyqtari i procedurës paraprake më 24 prill 2020.

