Hajdeni me marr vaksinën, ata as që kishin dëgjuar për Covid
Prej gati dy vitesh, bota është e mbërthyer nga pandemia e koronavirusit, i cili deri tani ka marrë më shumë se 5 milionë persona.
Megjithatë, një komunitet me 5800 banorë, të cilët jetojnë mes pyjeve të dendur të Amazonës në Peru, as që kishin dëgjuar për pandeminë, deri në momentin kur atje shkoi ekipi i vaksinimit.
“Nuk dinim që koronavirusi ekzistonte. Është hera e parë që kemi dëgjuar për këtë virus të quajtur Covid-19”, tha Apu Mariano Quisto për Reuters në momentin kur aty mbërriti grupi i vaksinimit.
Mangual është fshati më i largët mes Amazonës. Banorët nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre prej druri, ndërsa jetojnë nga gjuetia dhe peshkimi.
Lidhja me botën e jashtme për ata është minimale. Grupit të vaksinatorëve dhe atij të Reuters iu deshën 3 ditë udhëtim e lundrim me varkë për të mbërritur në këtë komunitet.

