Hajnat ia vjedhin çantën me 150 lira turke

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje, një personit i janë vjedhur 150 lira turke, raporton Mediafokis.info.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

“Rr. “Tirana”, Prishtinë 12.11.2020 – 3:00-7:30. Ankuesi mashkull turk ka raportuar se i është vjedhur çanta e tij në të cilën kishte gjëra personale, dokumente identifikuese dhe para 50 euro, 150 lira turke”, thuhet në raport./Mediafokus.info/