Hajnat vjedhin shtëpitë e mërgimtarëve në Kosovë
Gjashtë shtëpi të banorëve të Stubllës së Vitisë ishin cak i hajnave në natën mes të mërkurës e së enjtes, raporton Klan Kosova.
Për fat të mirë, në vetëm dy prej shtëpive hajnat arritën të vjedhin gjësende, vlera e të cilëve nuk dihet ende.
E, banorët u bënë thirrje organeve të rendit që të merren intensivisht me këto raste, meqë siç thonë, kanë filluar të shpeshtohen.
Klan Kosova bisedoi me policinë, të cilët thanë se po i hetojnë rastet që i cilësuan si ‘vjedhje e rëndë’.

