‘Hakerat’ i futen në kompjuter një kompanie, i shkaktojnë dëm monetar

Një person në Lipjan është ankuar se persona të panjohur kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik të kompanisë dhe i kanë shkaktuar dëm monetar.

Lipjan, 04.05.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik të kompanisë dhe kanë shkaktuar dëm në vlerë monetare. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.