Hakmerret virusi, 9 të vdekur në 24 orët e fundit

Kosova ka regjistruar 9 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.374 mostra dhe 486 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 20.655 nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 30 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.641, kurse numri i rasteve aktive është 4.317.

Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 165 raste, Gjilan 79, Prizren 32, Podujevë 31, Fushë Kosovë 27, Ferizaj 23, Pejë 21, Gjakovë 17, Viti 13, Shtime 11, Suharekë 10, Vushtrri 10, Kamenicë 9, Lipjan 6, Obiliq 6, Deçan 5, Drenas 4, Rahovec 4, Klinë 3, Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj.