Halil Gumnishta, burri që la gjurmë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Ka ndërruar jetë sot veprimtari Halil Gumnishta nga fshati Gumnishtë i komunës së Gjilanit.
Halil Gumnishta ka qenë veprimtar i LDK-së që në fillimet e saj dhe është shquar për angazhim në realizimin e aspiratës kombëtare për liri e pavarësi.
Halil Gumnishta ishte burrë me tipare, me një karizmë prej malësori, besnik dhe i përkushtuar në linjën kombëtare.
Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK në Gjilan, i ka shprehur ngushëllime familjes së Halilit.
Na paska lënë Halil Gumnishta, veprimtar i palodhur, burri nga Gumnishta e Gjilanit që la gjurmë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Halil Gumnishta për shumëkë, e për ne baca Halil e njeriu me plis të bardhë, ishte një baba e gjysh i jashtëzakonshem, miku më i mirë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve miqve e bashkëveprimtarëve.
Lamtumirë, miku im!

