Halil Kastrati, bashkë me ndihmën e Diasporës, dhuruan 149 shtëpi për familjet në nevojë
Siç edhe kishte premtuar më parë, humanisti Halil Kastratit me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” bëri me kulum mbi kokë 149 familje.
Ky aktivitet u bë për nder të 12-vjetorit të themelimit të shoqatës dhe për nder të festës së 28 Nëntorit.
“Ne si Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit me rastin e shënimit të 12-vjetorit të shoqatës tonë, para shumë mysafirëve dhe dashamirëve të shoqatës tonë në hapësirat e shtëpisë së të moshuarve prezantuam dhurimin e 148 shtëpive dhe 1 banese (gjithësej 149) si dhe projektet e shumta që do të realizohem në të ardhmen”, është shprehur Kastrati.
Faktori kryesor i kësaj nisme, në aspektin e financimit ishin mërgimtarët shqiptarë nga e gjitha bota, e po ashtu edhe biznese të ndryshme.

