Halil Shala me burrat e fshatit e mirëpret në Odën e tij kandidatin për kryetar Komune, Arbër Ismajlin
Kandidati për kryetar Komune në Gjilan, Arbër Ismajli (LDK), mbrëmë ka takuar burrat e fshatit Ponesh i Vogël në odën e Halil Shalës.
Një pritje e ngrohtë, plot respekt e bashkëbisedim të sinqertë me banorët e këtij fshati punëtor e mikpritës.
Diskutuam shumë për të ardhmen e Gjilanit tonë, për punët që duhen bërë e për hapat që na presin drejt zhvillimit.
Falënderim i veçantë për Halil Shalën dhe familjen e tij për mikpritjen e jashtzakonshme, si dhe për të gjithë të pranishmit që ndanë fjalë të mira e mbështetje të madhe.
Me mua mbrëmë ishte edhe Fitim Bajrami, kandidati ynë për Asamble, me të cilin po e ndajmë këtë rrugëtim drejt fitores më 12 Tetor.
Një falënderim i veçantë dhe për mikun tim, Muhamet Ajeti, i cili ka ardhur enkas nga Zvicra për të na dhënë përkrahjen e tij në këtë garë.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për dhuratën e çmuar, simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113