Haliti: Dhashtë Zoti që të mos ketë raste tjera
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në një prononcim për Mediafokus.info, ka deklaruar se punojnë me përgjegjësi të madhe, duke e mos e nënçmuar situatën, pasi tashmë janë konfirmuar tre raste me coronavirus nga fshati Stubëll.
“Familja e tij është izoluar, sikur që jemi munduar t’i izolojmë edhe njerëzit që besohet se ka pasur kontakte personi që ka ardhur nga Italia. Po e kryejmë punën me përgjegjësi të madhe, duke mos e nënçmuar situatën. Dhashtë Zoti që të mos ketë raste tjera”, ka thënë Haliti, për Mediafokus.info.
Ai ka tha e kanë dezinfektuar kishën në Stubëll e QKMF’në ku ka qenë pacienti në fjalë, derisa personeli shëdetësor aty është në karantinë.
Haliti ka thënë për Mediafokus.info se furnizimi i Stubllës me produkte dhe miell është I mirë, por duke pasur kujdes të madh dhe duke funksionuar me rroba mbrojtëse.
“Ministria e Shëndetësisë tek dje ka reflektuar, duke na furnizuar me maska dhe dorëza. Ne kemi nevojë edhe për rroba mbrojtëse, forcimin e komponentës shëndetësore, furnizim me barna esenciale, dhe përformime me kompani dezinfektuese”, ka deklaruar kryetari i Vitisë./Mediafokus.info/

