Haliti i reagon KEDS-it, mos na lini në terr
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar ndaj kompanisë KEDS, duke kërkuar furnizim stabil me energji elektrike në këtë komunë. Vitia po përballet me mungesë të energjisë ditëve të fundit.
“Është e pa pranueshme furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë ditëve të fundit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve ngrohen me rrymë”, ka thënë Haliti.
Ai ka kërkuar nga KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme dhe të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët e Vitisë.
“KEDS duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët të kenë furnizim stabil me energji elektrike, në veçanti në stinën e dimrit”, ka thënë Haliti, në reagimin e tij të drejtuar kompanisë.

