Haliti: Sot përjetuam pasionin e përkushtimin e pashoq të njerëzve që janë në vijën e parë të shërbimit dhe edukimit

Një entuziazëm i jashtëzakonshëm për vizionin tonë na përcolli sot në qytetin tonë në Viti, ku energjia e stafit shëndetësor dhe mësimdhënësve ishte frymëzim i vërtetë!

Së bashku me kryeministrin e ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhiku, e me bashkëpunëtorë, në QKMF “Nëna Terezë” me Vjollcën, e në Kampusin e Shkollave të Mesme me Artën, përjetuam pasionin e përkushtimin e pashoq të njerëzve që janë në vijën e parë të shërbimit dhe edukimit të këtij vendi.

Në çdo zë dhe buzëqeshje sot, u dëshmua e vërteta e pamohueshme: Lidhja Demokratike e Kosovës ka forcën, pasionin dhe vizionin për të udhëhequr një ndryshim të vërtetë, për të ndërtuar një Kosovë ku shëndetësia është e qasshme dhe e dinjitetshme për çdo qytetar, dhe arsimi është udhërrëfyesi i gjeneratave që do të formësojnë të ardhmen. Bashkë, bëjmë historinë! Bashkë, bëjmë ndryshimin!

#LDK124
#LumirAbdixhiku1
#SokolHaliti8