Halla Helë, gruaja që rriti Jonuz Musliun
Pasditen e 28 marsit 2022, Halla Helë u largua nga kjo jetë. Ajo ishte dhe do të mbetet heroina e Luginës së Preshevës, shkruan Mediafokus.info
Në moshën e beqarisë, halla Helë e rriti nipin e parë Jonuz Musliun, duke e ushqyer me atdhedashuri dhe duke i rikujtuar sakrificën e babait, të cilin ia kishin vrarë serbët e asaj kohe.
Halla Helë edukatën kombëtare e vazhdoi edhe tek trashëgimtarët e saj, të cilët iu bashkëngjitën luftrave çlirimtare.
Vullneti ishte pjesë e UÇK-së në Kosovë, pikërisht në Drenicë, aty ku ishin fillet e luftës çlirimtare, ndërsa Valdetin po e përgadiste për luftën e UÇPMB-se, ku e gjithë familja dha kontribut të veçantë.
Një dedikim pë të, Shqiprim Musliu, politikan në Bujanoc, i biri i Jonuz Musliut, veprimtarit politik dhe ushtarak në Luginë, thotë se halla Helë do të mbetet një heroine e vërtetë e Kosovës Lindore. /Mediafokus.info

