Hamasi sulmon aeroportin e Tel Avivit

Një raketë ka goditur aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, ka thënë krahu i armatosur i Hamasit.

Brigada “Al Qassam” konfirmoi se ka “bombarduar” aeroportin si kundërpërgjigje të sulmeve izraelite ndaj civilëve në Rripin e Gazës.

Tashmë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të pasagjerëve të shtrirë në brendësi të aeroportit, raporton skynews.

Një aeroplan i avio-kompanisë britanike, British Airways pritej të ulej në aeroport këtë pasdite, por nuk aterroi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.