Handikos dhe Shoqata të Verbërve thonë se po rrezikojnë t’i mbyllin shërbimet për shkak të mospërkrahjes nga Komuna e Gjilanit

Organizatat Handikos në Gjilan dhe Shoqata e të Verbërve, nëpërmjet një kumtese për media, kanë bërë të ditur se po rrezikojnë t’i mbyllin shërbimet për shkak të mospërkrahjes nga Komuna e Gjilanit.

Komunikata e plotë:

Handikos dhe Shoqata të Verbërve Përmes kësaj komunikate e njoftojmë Opinionin Publik, Mediat dhe Familjarët e Personave me Aftësi të Kufizuara, se gjendja në organizatat të cilat ofrojnë shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara është e rrezikuar që të mbyllet.

Institucionet tona lokale në Gjilan janë të njoftuara për këtë situatë që nga janar i vitit 2024. Ne, si organizata në muajin janar kemi marr pjesë në Seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ne seancë na u ka dhenë mundësia që të bëjmë një prezantim të gjendjes aktuale të Organizatave para Këshilltarëve Komunal. Kuvendi Komunal në Gjilan ka dal me një rekomandim që Organizatat të bëjnë një plan emergjent 6-mujor për ofrimin e shërbimeve.

Ne seancën e datës 14 mars te vitit 2024 është miratua plani 6-mujor i dy organizatave në shumë prej 28.700 euro per Handikos Gjilan si dhe për Shoqatën e të Verbërve ne vlere prej 19.996,08 euro e ne total është shuma prej 48.696.08 euro. Në muajin prill zyrtarisht kemi marr vendimet nga zyra ligjore e Kryesuesit te Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Pas marrjes së vendimeve kemi marr hapa konkret në takim me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale zj. Doruntina Hasani. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar në mbështetje të OJQ-ve po nuk ka mjete financiare. Pas këtij takimi kemi kërkuar një takim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, për të diskutuar rreth situatës së krijuar, megjithatë Kryetari i Komunës nuk ju ka përgjigjur kërkesës tonë për takim.

Përveç vendimeve që nuk i ka mbështet Kryetari i Komunës, ne kemi presion edhe në forma te tjera. Presioni i parë na ka ardhe nga Kryetari per ridestimin e fshatit te lumtur për t’iu dhenë Bashkeise Islame në shfrytëzim.

Presioni i dytë ndërtimi i një objekti 4-katësh për komunitetin e romëve  në oborrin e Shoqatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.

Krahas kësaj, subjektet politike në fushatën zgjedhore kanë nënshkruar një deklaratë të zotimit për mbështetje të organizatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara e ku nënshkrues i kësaj deklarate të zotimit është edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.