Hani mish se ju del ma lirë, specat djegës 6,49 euro kg

Në valën e rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, rritje e çmimit është vërejtur edhe në speca, shkruan veriu.info

Një kilogram speca djegës po shitet me çmim deri në 6,49 euro nëpër marketet e Kosovës.

Ndryshe, ngritje çmimesh ka pasur vazhdimisht në muajt e fundit në Kosovë në disa produktet si: miell, vaj, patate e shumë të tjera.

Qytetarët janë ankuar për këto çmime pasi pagat nuk janë rritur dhe nuk po arrijnë t’i përballojnë.